Ekskluzive| Foto e makinës së vrasësve në Don Bosko
Autorët e vrasjes së Erion Çelës në “Don Bosko” ende nuk janë identifikuar.
Euronews Albania ka siguruar foton e makinës që autorët përdorën në krim. Automjeti konsiderohet provë kyçe për hetuesit.
Makina me targë AA125UK ishte e vjedhur. Mercedez Benzi u përdor më 4 janar në Tiranë për të kryer vrasjen ku vdiq Çela dhe u plagosën 4 të tjerë.
Fotoja është marrë nga kamerat e sigurisë, në momentin e krimit. Më pas makina është çmontuar për të zhdukur çdo provë.

Hetimet e deritanishme kanë në fokus prishjen e pazareve të drogës. Kjo edhe për shkak të së kaluarës së dajës së viktimës, Edmond Crroj, i dënuar me herët për drogë në Itali.
Nuk përjashtohet mundësia që në shënjestrën e atentatorëve të kenë qenë të tre, viktima, vëllai i tij Blerim Çela si dhe daja, të cilët mbetën të plagosur.
Mënyra sesi është kryer vrasja dhe zhdukja e makinës ka shtyrë hetuesit të ngrenë pistën se autorët kanë qenë vrasës me pagesë.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit