EKSKLUZIVE/ Vrau gruan dhe më pas veten në Francë, flet nëna e djalit për ngjarjen

14 Nëntor 2025 | 12:57

Ka reaguar këtë të premte për Euronews Albania nëna e Andon Janaqit, 36-vjeçarit shqiptar që dyshohet se vrau partneren e tij, Anjeza Zeneli, 30 vjeçe, në Brest të Francës.

Floresha Janaqi ka folur për gazetarin Xhensil Shkëmbi nga Korça, duke rrëfyer momentet pas ngjarjes tragjike.

“Sapo më mori nusja e djalit dhe më tha se Andoni ka vrarë veten dhe më pas atë. Flisja vazhdimisht me djalin dhe i thosha t’i rregullonin gjërat. Ata ziheshin shpesh. Ai kishte shumë dashuri për të, deri në marrëzi. Kishte rreth katër vjet në Francë. Nuk e di pse janë zënë, sepse ekonomikisht nuk kishin probleme.”-u shpreh Floresha.

Ajo kërkon ndihmë nga autoritetet shqiptare për të sjellë trupin e të birit në atdhe.

“Kam edhe vajzën të sëmurë. I lutem shtetit të më ndihmojë për kthimin e trupit të djalit. Edhe familjes së vajzës i kërkoj falje. Më thanë të mos i marr, se nuk kam fytyrë t’u flas.”-tha e ëma e të ndjerit.

Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten, kur, sipas mediave franceze, rreth orës 16:30 një banor i lagjes ‘Europe’ njoftoi policinë pasi kishte dëgjuar dy të shtëna arme në adresën 101 Rue Général-Paulet. Pasi mbërritën në vendngjarje, forcat e rendit gjetën trupat e çiftit dhe pranë tyre një pushkë gjahu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
21:51 | 13/07/2026

“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset

I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në...
21:30 | 13/07/2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u...
21:14 | 13/07/2026