Ekskluzive|Fitoi çmimin për fjalimin motivues në SHBA, flet për Euronews 18-vjeçarja

7 Qershor 2024 | 09:02

Altea Lumani është 18 vjeçarja shqiptare e cila fitoi çmimin për fjalimin më të mirë motivues në Florida të Shteteve të Bashkuara. E reja shqiptare arriti të triumfonte mes 1 mijë studentëve.

Në intervistën e saj ekskluzive për Euronews Albania ajo tregon detaje dhe emocionet e marra së fundmi, teksa triumfoi midis 1000 studentëve në Amerikë.

“Une jam 18 vjeç, lindur e rritur në Tiranë, me origjinë nga Kolonja, cmimi që fitova ishte një fjalim që u dha në ceremoninë e diplomimit si motivim për studentët që mbyllën kapitullin në jetë dhe duan me tepër motivim. Fjalimi ishte për të motivuar studentët. Ishin 1000 vetë, të ndarë në klasifikim të ndryshme, mesatarja me e larte kishte më tepër mundësi të fitonte por edhe fjalimi. Konkuruam të gjithë, të merrje vëmendje, nuk shikoje fletën, shikoje nga të gjitha anët. Nuk lexoje shpejt. Nga gjithë nxënësit, unë u zgjova në treshen e parë dhe fituesja”, tha Altea Lumani.

Altea tregon se studentët në sallë u çuditen kur dëgjuan shqip, e se ajo e thotë me krenari se vjen nga Shqipëria.

“Ishin të suprizuar, u vu në dukje theksi. Pjesa kur fola shqip, nuk kishin dëgjuar kurrë shqip. Nuk njihet në Orlando Florida. Kur fola shqip u duk si rusisht. U pëlqeu që ua perktheva. Nuk e dinin të gjithë së isha shqiptare. Nga 1000 studentë nuk e dinin, u erdhi surprizë. Shumë mirë e presin, të suprizuar sepse nuk e dinë Shqipërinë, duhet tua shpjegosh, kemi bërë këtë, atë”, tha Lumani.

Mesazhi që e reja ka për bashkëmoshataret e saj është që të qëndrojnë pozitivë dhe të vendosur.

“Do u thoja që jeta është lloj pokeri, ti i zgjedh letrat vet që do luash. Pse mos e marrin me pozitivet çdo gjë? Të jenë të vendosur. I njëjti rezultat është në çdo emocion, thjesht nuk kanë mllef në veten e tyre”, tha ajo.

Altea Lumani është një ndër të rejat që ka arritur sukses jashtë trojeve shqiptare, ashtu si shumë të tjerë nderojnë kombin shqiptar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime

Algjeria regjistroi nivelin më të ulët të pjesëmarrjes në historinë e zgjedhjeve parlamentare, me vetëm 21.24% të qytetarëve që votuan në zgjedhjet e zhvilluara më...
22:10 | 06/07/2026

SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës

Autoritetet amerikane kanë sekuestruar më shumë se 600 dronë pranë stadiumeve dhe zonave të tifozëve të Kupës së Botës që nga nisja e turneut, më...
22:02 | 06/07/2026

Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të hënën se një zgjidhje për luftën në Ukrainë “është më afër nga sa mendojnë njerëzit”, duke...
21:59 | 06/07/2026