Në 10 vitet e fundit eksodi i mjekëve shqiptarë u dyfishua

19 Qershor 2020 | 07:14

Mjekët shqiptarë të larguar nga vendi janë sa 18 për qind e atyre që aktualisht ushtrojnë profesionin në Shqipëri.

Ky është përfundim i raportit të Institutit të Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (WIIC), i cili analizon largimin e mjekëve dhe profesioneve të tjera të kujdesit shëndetësor nëpër vendet e Evropës.

Sipas raportit te publikuar gjatë këtij muaji, në vitin 2010, ky bilanc ishte vetëm 7 për qind, çka sinjalizon për një dyfishim të largimit të mjekëve nga vendi ynë në harkun e më pak se një dhjetëvjeçari.

Të dhënat tregojnë se, raporti prej 18 për qind në vitin 2017 është i dyti më i larti në rajon pas Maqedonisë së Veriut, ku është në 22 për qind.

Rreth 14 për qind e të diplomuarve në vendin tonë janë arsimuar në një prej disiplinave të kujdesit shëndetësor. Kjo është norma më e lartë ndër vendet e rajonit të analizuara.

Mirëpo nga viti 2013 deri në vitin 2018 kjo normë ka rënë lehtë.

Janë plot 772 mjekët shqiptarë të cilët punojnë jashtë vendit në një prej vendeve të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) që përfshin 37 shtete të zhvilluara të botës.

Në vitin 2010 kjo shifër ishte 257. Pra, në 7 vite janë larguar 515 mjekë nga vendi ynë, me një rritje me 200 për qind.

Raporti i WIIC-së thotë se Gjermania mbetet destinacioni kryesor, dhe gjatë kësaj periudhe kohore largimet për atje janë 10-fishuar. Më pas vijnë: SHBA-të, Britania e Madhe, Kanadaja dhe Greqia.

Prirja e ngjashme e largimit të punonjësve të shëndetësisë vihet re edhe në Serbi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë ku humbja e profesionistëve të kësaj fushe pothuajse u dyfishua midis 2010 dhe 2017.

Kohët e fundit, edhe në Kosovë lëvizja e profesionistëve të shëndetësisë për në Gjermani është në rritje, por nuk ka statistika zyrtare në dispozicion.

Efektet nga ky eksod i mjekëve në rajon mund të jenë negative, pasi potenciali për të mërguar vijon të mbetet  i lartë.

 

Disa të dhëna të përmendura në këtë artikull u përpunuan nga gazetari Roel Korkuti/SCAN.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026