Eksperienca e luftës së një familjeje frymëzon nominimin e Kosovës për Oscars
Një film i frymëzuar nga humbja e mamasë dhe motrës së regjisores së filmit, është paraqitur si nominimi i Kosovës për “Best International Feature” (Filmi më i mirë i huaj) në Oscars.
Antoneta Kastrati ka përdorur kujtimet saj nga konflikti i vitit 1998-99 në Kosovë, si bazë për “Zana”.
“Është frymëzuar nga një histori e vërtetë,” thotë Kastrati, “Është imagjinar, por buron nga eksperiencat e mia gjatë luftës. Kam qenë adoleshente dhe humba mamanë dhe motrën time, ato u vranë. Doja vërtetë të shihja efektet afatgjata të luftës dhe të merrja nga eksperienca ime personale me PTSD (çrregullime të strresit të post traumatik) dhe makthet.”
Filmi tregon Lumen (Adriana Matoshi), një grua shqiptare e cila jeton me bashkëshortin e saj Ilir (Astrit Kabashi) dhe vjehrrën e saj Remzije (Fatmire Sahiti).
Pasi humbi fëmijën e saj të parë një dekadë më parë në luftë, Lumen e përndjekin makthet dhe e ka të pamundur të mbesë sërish shtatzënë.
Të dëshpëruar për të mbushur këtë zbrazëti, familja e saj e detyron të gjejë shërim tek magjia për të kuruar infertilitetin e saj. Kur Lumja reziston, remzije sjell në shtëpi një pretendente më energjike dhe të re.
Nën kërcënimin e të qënit e zëvendësuar. Lume braktis mjekimet modern dhe bie dakord të eksplorojë praktikat tradicionale.
Nolan thyen rekord personal me “The Odyssey”, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë
Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit
- 19:39 Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon
- 19:18 Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër
- 19:12 Teherani akuzon SHBA-në: Po përdorin çështjen bërthamore si pretekst për të na shkatërruar
- 18:59 Franca regjistron 5,764 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit të qershorit
- 18:58 SHBA dhe Izraeli diskutojnë për një takimi mes Trump dhe Netanyahu në Zyrën Ovale
- 18:16 Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup