Ekspertët kundër Trump për Venezuelën: Sulmet e sanksionet po na çojnë drejt luftës

19 Dhjetor 2025 | 14:18

Vendimi i presidentit Donald Trump për të bllokuar cisternat e sanksionuara të naftës që arrijnë në brigjet e Venezuelës ka rritur frikën në Uashington se Shtetet e Bashkuara po kalojnë drejt një lufte të padeklaruar, me ekspertët që paralajmërojnë se taktika mund të shkaktojë një përballje ushtarake pa aprovimin e Kongresit.

Administrata Trump ka deklaruar se bllokada e saj është e hartuar me saktësi dhe nuk vë në shënjestër civilët, gjë që do të ishte një akt i paligjshëm lufte.

Por ekspertët vlerësojnë se sekuestrimi i anijeve-cisternë të lidhura me liderin Nicolas Maduro mund të shkaktojë reagimin e Venezuelës dhe të bëjë që forcat amerikane të angazhohen në një nivel të ri konflikti, që shkon përtej sulmeve të tyre ndaj varkave të dyshuara me drogë.

“Frika ime më e madhe është se kjo është pikërisht mënyra se si luftërat nisin dhe se si konfliktet përshkallëzohen dhe dalin nga kontrolli”, ka deklaruar kongresmeni demokrat nga Kolorado, Jason Crow, i cili ka luftuar në Irak dhe Afganistan.

Sipas tij, taktikat në fjalë miratohen pa praninë e këshilltarëve dhe pa u konsultuar me Kongresin. “Ndaj, jam shumë i shqetësuar”, ka shtuar Crow.

E të njëjtit mendim është shprehur edhe Claire Finkelstein, pedagoge për ligjin e sigurisë kombëtare në Universitetin e Pensilvanisë, e cila ka nënvizuar se një taktikë e tillë shkon përtej kufijve të ligjit ndërkombëtar dhe duket sikur synon të detyrojë Venezuelën të reagojë.

“Ne po rrisim nivelin e konfliktit në mënyrë që ata të angazhohen në një akt agresioni, që më pas do të justifikonte një akt vetëmbrojtjeje nga ana jonë”, ka thënë Finkelstein.

Trump ka përdorur fjalën “bllokadë” për të përshkruar taktikën e tij të fundit, teksa po përshkallëzon fushatën e presionit ndaj presidentit Maduro, i akuzuar nga Shtetet e Bashkuara për narko-terrorizëm dhe për përdorimin e naftës për të financuar trafikun e drogës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit

Djali i presidentit të arrestuar të Venezuelës, Nicolas Maduro, u gjet i pranishëm në një ndërtesë të shkatërruar në lagjen San Bernardino të Karakasit, pas...
09:35 | 25/06/2026

Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju

María Corina Machado, fituese e çmimit Nobel për Paqen dhe lidere e opozitës në Venezuela, ka publikuar një deklaratë pas tërmetit. “Zemra ime, përqafimi im...
09:33 | 25/06/2026

Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se nuk i kërkoi kurrë leje Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të sulmuar Iranin vitin e kaluar. “Unë...
09:32 | 25/06/2026