Ekspertët tregojnë ndikimin që mund të ketë në ekonominë shqiptare konflikti Rusi-Ukrainë
Një konflikt Rusi-Ukrainë do të ndikonte indirekt import-eksportet në vendin tonë.
Kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku shpjegoi në emisionin Sot se Shqipëria importon një sasi të madhe të grurit dhe nënprodukteve të tij nga Ukraina, dhe një konflikt i mundshëm mund të ndikonte edhe tregun tonë.
“Shqipëria importon, kryesisht nga Ukraina, 60-70 për qind të grurit dhe nënprodukteve të tij. Në rast të një konflikti atje, ndikimi do të ishte indirekt edhe për vendin tonë, por do gjenim tregje të tjera. Bursa e grurit do merrte goditje dhe nëse çmimi do të rritej për gjithë botën do të ndikonte edhe tek ne, pasi jemi importues neto”, tha Buxhuku.
Kreu i Qendrës së Eksporteve Shqiptare, Alban Zusi shpjegoi se një ndikim të mundshëm që do të kishin edhe eksportet, duke qenë se vendi ynë eksporton një sasi të konsiderueshme fruta-perimesh në Ukrainë.
“Eksportojmë në Ukrainë fruta dhe perime. Nëse kërkesa do të ulej, tregu do të rrudhet. Ne eksportojmë mbi 1000 tonë fruta perime”, tha Zusi, ndërsa shtoi se me një destabilizim të tregjeve eksportuesit shqiptarë duhet të kërkojnë tregje të tjera.
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit