Eksperti: Çfarë është Hamasi, pse i hapën luftë Izraelit me raketa

9 Tetor 2023 | 22:07

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Dritan Hoti, ishte këtë të hënë i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” për të folur rreth luftës që tashmë ka nisur mes Izraelit dhe grupit të Hamasit.

Hoti shpjegoi se çfarë është grupi i Hamasit, prapavijën ideologjike që ata ndjekin dhe arsyet se përse sulmuan tani.

“Hamasi ka përmbajtje ideologjike, është një version radikal i islamizmit. Hamasi është krijuar me objektiv për të zëvendësuar arafatin. Por Hamasi e ndërmori këtë sulm për dy- tre arsye, e para ka të bëjë me politikën e brendshme palestineze dhe e dyta ka të bëjë me atë që po luhet në lindjen e mesme.

Kemi tre vite që kemi një sërë marrëveshjesh normalizuese pra të marrëdhënieve nëpërmjet izraelit, Sudanit, emirateve të bashkuara Barenit dhe Arabisë Saudite. Pra evenimentet, një konstelacion i ri po tejkalonte gjendjen politike të Hamasit. Pra ka një prapavijë ushtarake ka dhe një prapavijë gjeo-politike në rajon”,-tha eksperti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026