Përlotet kryerabini: Do lë 11 fëmijët dhe do nisem për luftë të mbroj Izraelin

9 Tetor 2023 | 21:54

Kryerabini i Shqipërisë, Yoel Kaplan tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se do të niset për të marrë pjesë në luftën në Izrael.

Moderatorja e pyeti se çfarë do të ndodhte me fëmijët e tij, 3 prej të cilëve ishin të pranishëm në studio duke pritur të atin, moment ky kur kryerabini u përlot.

“Është gjë e mirë që e sollët në vëmendje. Këtu janë 3 nga 11 fëmijët e mi. Ne na pëlqen jeta, të kemi familje të mëdha, të ndajmë dashuri, të shpërndajmë dritë. Secili prej fëmijëve të mi do të rritet që të bëhet si unë. Një qenie njerëzore që do të shpërndajë dashuri, që do të shpërndajë dritë. Kam 7 djem dhe 4 vajza dhe midis tyre kam një prej djemve me nevoja të veçanta. E di që është e vështirë të shkosh dhe unë e di se çfarë mund të ndodhë, por megjithatë e dini çfarë? Unë e di që kam 11 fëmijë që të cilët synojnë të njëjtën jetë që jam duke bërë unë prandaj jam i fortë. Njësoj si unë janë të gjithë njerëzit e Izraelit,” – u shpreh  Kaplan.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026