Eksperti flet për dokumentin e 25 viteve më parë: Kina shihej si kërcënim për SHBA
I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i sigurisë Xhavit Shala komentoi paradën ushtarake të mbajtur në Kinë.
Duke folur lidhur me këtë ngjarje dhe situatën gjeopolitike globale, ai tregoi një episod kur, 25 vite më parë, kishte parë një dokument amerikan që e vlerësonte Kinën si kërcënimin kryesor për SHBA-në.
“Presidenti Trump do ta mbyllë sa më shpejt konfliktin në Ukrainë, pasi do ta mbyllë sa më shpejt sepse i duhet një angazhim maksimal në Euroazi. Mund të them, para 25 vitesh jam njohur me një dokument amerikan që ishte për përdorim të brendshëm ndoshta, por që në atë kohë SHBA e vlerësonin Kinën si kërcënim kryesor për sigurinë e SHBA për dominimin në botë”, tha ai.
Sa i përket Kinës, Shala theksoi se vendi aziatik, nga një shtet që dikur kopjonte teknologjinë sovjetike, ka bërë përparime të mëdha në fushën ushtarake, duke ia kaluar edhe Rusisë.
“Kina, në kulturën e saj të strategjisë që e ka të lashtë dhe moderne, e ka atë që ndihet krenare sepse nuk ka bërë asnjë luftë pushtuese. Dhe rasti i Tajvanit nuk e quajnë luftë pushtuese, por që po merr pjesën që i takon. Por po e shohim se si, nga një vend që kopjonte teknologjinë e Bashkimit Sovjetik, është kthyer në një vend që konkuron dhe e ka tejkaluar Rusinë”, tha Shala.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA do të përqendrojë përpjekjet e saj kundër terrorizmit të ekstremit të majtë
Keqpërdorimet e fondeve publike, qeveria e Hungarisë i dërgon policisë raportet dhe kontratat e dyshimta
29 vende nënshkruajnë marrëveshjen për të krijuar një organ global bashkëpunimi për inteligjencën artificiale
- 17:45 Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
- 17:38 Rubio: SHBA do të përqendrojë përpjekjet e saj kundër terrorizmit të ekstremit të majtë
- 17:28 Keqpërdorimet e fondeve publike, qeveria e Hungarisë i dërgon policisë raportet dhe kontratat e dyshimta
- 17:09 Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim
- 17:05 29 vende nënshkruajnë marrëveshjen për të krijuar një organ global bashkëpunimi për inteligjencën artificiale
- 16:56 Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në