Nga raketat bërthamore te robotët, Peka: Kina s’i afrohet SHBA për armatime
Kina zbuloi armatimet e saj të reja në paradën ushtarake të Ditës së Fitores, për të celebruar përvjetorin e dorëzimit të Japonisë, që shënoi dhe fundin e Luftës së Dytë Botërore.
Raketa e re hipersonike “YJ-15” u tregua për herë të parë gjatë paradës. Pekini ka zbuluar gjithashtu Dronin Esktra të Madh Nënujor, i cili është mbi 18 metra i gjatë dhe operon në fshehtësi. Ai i shtohet 5 llojeve të ndryshme të këtij tipi sistemesh dhe konsolidon dominimin e Kinës në hapësirën detare. Ushtria kineze tregoi gjithashtu tre raketa të reja me kapacitete bërthamore ndërkontinentale, “Dong Feng-61”, “Dong Feng-31BJ” dhe “Dong Feng-5C”. Platforma e lëshimit të këtyre raketave, “JL-1”, plotëson sistemin luftarak
Eksperti i sigurisë Avenir Peka tha në emisionin Now në Euronews Albania se sa i përket teknologjisë, edhe nëse kalojnë dekada Kina nuk i afrohet dot SHBA.
Problemi më i madh i SHBA, sipas tij është kostoja shumë e lartë e teknologjisë së përdorur nga amerikanët për prodhimin e armëve.
“Amerikanët kanë një problem: teknologjia dhe prodhimet e tyre janë të shtrenjta. Është kostoja ajo që paraqet problemin, sa për disa teknologji mund të kalojnë dekada dhe Kina nuk i afrohet dot Amerikës. Ne nuk e dimë çfarë teknologjie kanë amerikanët, sepse nuk e di askush; është sekreti më i madh. F-35 nuk është vetëm një avion – është një aleancë ushtarake; vendit që ia ke dhënë, ia ke garantuar aleancën ushtarake për shumë vite. Projektim i forcës, SHBA ka qindra baza ushtarake në gjithë botën”, tha Peka.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 16:29 Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë
- 16:24 Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira
- 16:12 India urdhëron ndalimin e marinarëve indianë që të udhëtojnë drejt Hormuzit, shkak situata rajonale
- 16:06 Gjykata merre vendimin, gruaja e kryeministrit spanjoll do të dalë në gjyq për akuzat për përvetësim fondesh
- 15:56 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 15:34 “Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç