Eksperti: Hamas mund ta refuzojë marrëveshjen e SHBA-së për Gazan
Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare Floriar Arapi, foli në “NOW me Erla Mëhillin ku u shpreh skeptik ndaj marrëveshjes së propozuar nga Shtetet e Bashkuara për përfundimin e luftës në Gazë.
Sipas tij, ekziston mundësia e madhe që Hamas ta refuzojë këtë marrëveshje, ndërsa ai e përshkroi planin si jo real dhe në disfavor të palestinezëve.
Arapi argumentoi se arsyeja kryesore pse Hamas mund ta refuzojë ofertën është për shkak të elementeve që janë në disfavor të tij — dhe për këtë e konsideroi marrëveshjen si “kapitullim” për këtë organizatë.
“Presioni ndërkombëtar është rritur ndaj Izraelit. Po të shohim paketën e marrëveshjes, mund të themi që nuk është një marrëveshje reale, por është një marrëveshje kapitullimi: ti prano të kapitullosh — ne do t’ju lejmë të gjallë. Domethënë: ti si Hamas ul armët, kapitullohu, dorëzohu; ne do t’ju lejojmë të gjallë. Por historia ka treguar që kur Izraeli ka premtuar të lërë të gjallë — p.sh. në Liban — ka bërë masakra të mëdha. Kush do të jetë garant kur Izraeli nuk do t’ia dijë për askënd? Të drejtat e njeriut nuk vlejnë për Izraelin dhe as ligji ndërkombëtar; Izraeli mund të vrasë ashtu siç po vret — mund të vrasë edhe aleatë të amerikanëve dhe askush nuk i përgjigjet. Kjo lloj marrëveshjeje për mua është jo reale dhe shumë e vështirë që të pranohet nga Hamas, megjithëse Hamas është përpjekur të luajë një lloj bllofi duke pranuar një marrëveshje në disfavor të tij, për ta nxjerrë bllof kryeministrin izraelit për të treguar qëllimin e tij real — qëllimin real është zhdukja e Gazës nga harta.
Ai foli edhe në lidhje me përpjekjet e presidentit Trump, të cilat, tha, vijnë pasi ai është nën presion nga miqtë dhe aleatët e tij për shkak të situatës së dhunës në Lindjen e Mesme, që të ndërhyjë te Izraeli që kjo të marrë fund.
“Trumpi, i cili është nën presion nga aleatët dhe miqtë e tij, do t’u tregojë atyre se po përpiqet dhe po mundohet”, tha ai.
Arapi ngriti edhe shqetësime për disponimin e opinionit publik izraelit, duke thënë se sipas tij një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë izraelite mbështet veprime ekstreme kundër palestinezëve — një fakt që, sipas tij, bën marrëveshjen edhe më të vështirë për t’u realizuar.
“Kjo është një marrëveshje në interes të Izraelit. Kemi pikën e parë, p.sh., ku thuhet që duhet luftuar radikalizimi në Gaza. Po radikalizmi në Izrael? Ku kemi 47 përqind të izraelitëve që thonë se fëmijët palestinezë duhet vrarë — janë dakord; 75 përqind e izraelitëve janë dakord që lufta të vazhdojë dhe Gaza të zhduket,” tha ai.
Ai përfundoi duke vlerësuar se, edhe nëse Hamas do të pranojë një marrëveshje që e disfavor, kjo mund të jetë vetëm një lojë strategjike për të zbuluar qëllimet reale të kundërshtarit — dhe se pa garanci dhe mekanizma të qartë të zbatimit, marrëveshja rrezikon të mbetet një dokument i paqëndrueshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Vance: Skandali Watergate nëse do të ndodhte nesër do të ishte një lajm 12-orësh
Rrëzohet një aeroplan i vogël në Poloni, dy persona të vdekur dhe dy të plagosur
Dilema e talebanëve në Evropë! Lufta për të kthyer emigrantët afganë
- 08:24 Ligjvënësi gjerman i ekstremit të djathtë përballet me kritika pasi fotoja e tij tregon përshëndetjen naziste
- 08:21 Vance: Skandali Watergate nëse do të ndodhte nesër do të ishte një lajm 12-orësh
- 08:21 Përfundon pa gola ndeshja në San Francisko, Australia siguron kualifikimin pas barazimit me Paraguain
- 08:20 BE-ja propozon integrim gradual për vendet kandidate, zbardhet plani si mund të përfitojnë vendet kandidate
- 08:15 Rrëzohet një aeroplan i vogël në Poloni, dy persona të vdekur dhe dy të plagosur
- 08:13 Dilema e talebanëve në Evropë! Lufta për të kthyer emigrantët afganë