Eksperti i punësimit: Në Shqipëri nuk punojmë dot më pak se 8 orë

18 Tetor 2022 | 08:48

Eksperti i punësimit Erion Muça, tha për Euronews Albania se në Shqipëri nuk mund të punohet më pak se 8 orë, kjo për shkak të mentalitetit të punës.

Sipas tij kjo lidhet me mënyrën si janë rritur sipërmarrjet në Shqipëri, ku pretendohet se punonjësi nuk ndikon në zhvillimin e kompanisë dhe rrjedhimisht është krijuar ideja se duhet të rriten orët e punës për të dhënë këtë kontribut.

Në këto kushte, Muça thotë se pa u zgjidhur ky problem s’mund të punohet më pak se 8 orë.

“E para duhet të ndryshojë mentaliteti dhe filozofia e drejtimit të sipërmarrjeve, më pas të kuptojmë që duhet të fillojmë nga gjërat më elementare, bazike, që është respektimi i kontratës së punës dhe rregullave nga ana e punëdhënësve,” – u shpreh eksperti.

Sipas tij duhet të sigurohet infrastruktura e nevojshme për të kaluar më pas te reduktimi i orëve të punës.

Muça shtoi se as punëtorët nga Bangladeshi nuk duan të rrinë gjatë në Shqipëri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026