Eksperti i sigurisë analizon atentatin: Pse nuk u parandalua vrasja e Charlie Kirk
Në një deklaratë në emisionin Review në Euronews Albania, eksperti i sigurisë Xhavit Shala ka ngritur shqetësime mbi mënyrën se si autoritetet amerikane kanë dështuar të parandalojnë vrasjen e aktivistit Charlie Kirk.
Përballë gazetares Greta Topjana, Shala analizoi ngjarjen që ka tronditur opinionin publik në SHBA dhe evidentoi një sërë problematikash në menaxhimin e sigurisë për një figurë me profil të tillë.
“Autori i dyshuar kishte të paktën një javë që po përgatitej për të kryer atentatin, dhe ky fakt tregon një mungesë të informacionit dhe veprimit nga ana e agjencive të zbatimit të ligjit. Aktiviteti ku ndodhi ngjarja dukes se nuk kishte masa sigurie. Nuk mund të zhvillohen aktivitete të tilla, me profil të lartë politik, pa masa sigurie. Duhet bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese, vlerësim i vendndodhjes, kontroll i pjesëmarrësve dhe informacion paraprak për çdo rrezik të mundshëm”, – u shpreh Shala.
Sipas tij, për një ngjarje të tillë, ku marrin pjesë figura të njohura me qëndrime politike të qarta, është detyrë e autoriteteve të garantojnë masa të mjaftueshme sigurie për të parandaluar rreziqe të tilla.
“Charlie Kirk ishte një nga zërat më të fortë të konservatorizmit amerikan, mbështetës i fitores së Donald Trump. Vetë fakti që ai u bë një simbol i lëvizjes konservatore, e ktheu – dashur pa dashur – në një target të mundshëm,” – tha ai.
Shala vlerësoi se, edhe nëse për prokurorinë do të duhet një motiv konkret juridik, dimensioni ideologjik dhe politik mbizotëron qartësisht si shtysë kryesore e krimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Venezuela hap linjë telefonike emergjente për të raportuar persona të zhdukur ose për të kërkuar ndihmë
Izraeli urdhëron ushtrinë të përgatitet për ‘qëndrim të zgjatur’ në Libanin jugor
Vala e të nxehtit nxit zjarre në Francë, Greqi dhe Spanjë. Zjarrfikësit në betejë me flakët
- 19:21 Venezuela hap linjë telefonike emergjente për të raportuar persona të zhdukur ose për të kërkuar ndihmë
- 19:20 Kupa e Botës 2026, cilat skuadra të vendeve të treta do të kalojnë në fazën e eliminimit direkt?
- 19:04 Izraeli urdhëron ushtrinë të përgatitet për ‘qëndrim të zgjatur’ në Libanin jugor
- 18:59 Dita e 28-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 18:43 Vala e të nxehtit nxit zjarre në Francë, Greqi dhe Spanjë. Zjarrfikësit në betejë me flakët
- 18:43 Vance pretendon se SHBA-të i kanë të gjitha kartat në Iran: Ata janë të dobët, Amerika fiton