Eksperti i sigurisë: Pse vizita e Trump në Kinë shënon fillimin e një rendi të ri botëror

13 Maj 2026 | 21:34

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i sigurisë Xhavit Shala e cilësoi vizitën e Presidentit amerikan Donald Trump në Kinë si një ngjarje që do të mbetet në histori, pasi sipas tij ajo përfaqëson fillimin e një rendi të ri botëror.

Shala thekson se për herë të parë, SHBA dhe Kina po pranojnë zyrtarisht njëra-tjetrën si dy superfuqitë kryesore në botë ndërsa sipas tij, kjo qasje është reflektuar edhe në deklarimet e vetë presidentit Trump, i cili ka pranuar publikisht se dy vendet janë superfuqitë e sotme globale. Ai shton se ky është një ndryshim i rëndësishëm në qasjen amerikane, pasi për herë të parë kjo realitet gjeopolitik po pranohet hapur në nivel politik.

Shala thekson gjithashtu se edhe në dokumentet strategjike të sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare të SHBA-së, Kina nuk trajtohet më si armik apo kundërshtar, por si konkurrent. Sipas tij, ky ndryshim terminologjie tregon një rikonfigurim të marrëdhënieve ndërmjet dy fuqive më të mëdha botërore.

“Unë them që kjo vizitë do mbahet mend, do hyjë në histori si një proklamim i një rendi të ri botëror, ku dy superfuqitë pranojnë njëra-tjetrën për herë të parë, zyrtarisht. Zyrtarisht tashmë edhe presidenti Trump deklaroi: ne dhe Kina jemi dy superfuqitë sot. Është hera e parë që amerikanët e pranojnë hapur këtë. Në dokumentacionet strategjike që kanë prodhuar kohët e fundit, në strategjinë e sigurisë kombëtare dhe të mbrojtjes, Kina nuk përmendet më as si armik, as si kundërshtar, por si konkurrent. SMidis SHBA-së dhe Kinës ka shumë gjëra që nuk përputhen, por ka edhe interesa të përbashkëta. Kina gjithmonë ka thënë që duhet të bashkëpunojmë, sepse jemi dy ekonomitë më të mëdha në botë dhe ka interes bota nëse ne bashkëpunojmë. Çështjet si Tajvani, Irani, tarifat dhe siguria kombëtare mbeten pika të mëdha mosdakordësie në tryezë. Kinezët sot kanë krijuar vetë-mjaftueshmëri dhe mund t’u rezistojnë presioneve të SHBA-së, gjë që e treguan edhe në përballjen me tarifat dhe sanksionet. Mineralet e rralla janë si Hormuzi i Kinës, një pikë strategjike e madhe presioni ekonomik. Është një betejë kokë më kokë, kush është më i forti”, tha Shala.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026