Eksperti: Putin përfundon si Millosheviçi! Ja çfarë e pret presidentin rus
Eksperti për çështjet e sigurisë, Xhavit Shala, ishte këtë të mërkurë në studion e Euroneës Albania për të folur për zhvillimet e fundit nga Rusia dhe takimet që Putin ka bërë me liderin koreano-verior Kim Yong Un.
Shala tha se Putin mund të përfundojë si Millosheviç, të cilin njerëzit e vetë e dërguan në Hagë. Sipas tij edhe në Rusi mund të ndryshojë regjimi në të ardhmen dhe Putin mund të çohet në bankën e të akuzuarve për krime lufte nga vetë rusët.
“Çdo familje ruse që ka një titullar të familjes të përfshirë në konfliktin me Ukrainën, në krime lufte, në krime kundër njerëzimit duhet ta ndjej në kurriz, nuk duhet të dali dot jashtë atij territori, duhet ta ndjejë veten të kërcënuar. Ky është një mesazh për çdo aventurier në botë që do përpiqet të bëjë krim. Përveç anës ekonomike duhet të ndiqet edhe ana penale, pra të ndiqen penalisht. Nesër mund të vijë një regjim tjetër aty dhe është gati t’i shesë të gjithë këta, ki parasysh eksperiencën e Serbisë, Millosheviçi ‘vriste e priste’, kur erdhi puna po njerëzit e vet e dorëzuan në Hagë. Kështu do të vijë koha edhe për Putinin”, tha Shala.
LEXONI GJITHASHTU:
- Pamjet e takimit në Siberi, si e priti Putin Kim Yong un
- Putini i kërkon Kim Jong Unit forcimin e marrëdhënieve “në të gjitha frontet”
Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren