Eksperti: Sulmet kibernetike u planifikuan nga rusët dhe u kryen nga iranianët
Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, thotë se sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë u planifikuan nga rusët dhe u kryen nga hakerat iranianë.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Elezi u shpreh se hakerat iranianë janë shumë të aftë në lidhje me krimet kibernetike, teksa shtoi se Rusia prej kohësh ka planifikuar destabilizimin e rajonit të Ballkanit.
“Është një operacion rus, por i kryer nga strukturat e Iranit; sepse të jemi të sinqertë, strukturat iraniane të krimeve kibernetike janë më serioze. Ka qenë një parapërgatitje e cila i ka paraprirë veprimeve të Rusisë, e cila do të synonte destablizimin e Evropës dhe Ballkanit; atë bëri në Ukrainë dhe tentoi në vazhdimësi që ta bëjë të njëjtën gjë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni.
Së fundmi kishim edhe persona të arrestuar, të cilët në rrugë operative provuan që të kenë informacione duke fotografuar baza të ndryshme ushtarake. Kjo të lë të kuptosh mozaikun sesi është tentuar për një kohë të caktuar që të përgatitet destabilizimi i rajonit përmes posedimit të informacioneve”, theksoi ai.
FBI dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës (CISA) kanë publikuar një raport të përbashkët për sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë.
Në raport thuhet se qeveria iraniane, e identifikuar me “Homeland Justice”, nisi sulmin në korrik të 2022 kundër portaleve qeveritare shqiptare duke bllokuar përkohësisht shërbimet online.
LEXONI GJITHASHTU
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë