Eksperti zbulon kuptimin e fshehur pas gjestit të çuditshëm të dorës së Barron Trump

22 Janar 2025 | 19:00

Një ekspert i gjuhës së trupit ka shpjeguar një sërë gjestesh të duarve dhe kuptimin e tyre, duke përfshirë atë të bërë nga Barron Trump në inaugurimin e babait të tij.

Ndërsa ai ishte një fëmijë i vogël kur Donald Trump u bë president për herë të parë në vitin 2017, Barron Trump është dukshëm më i rritur tani.

Barron, tani 18 vjeç, kishte vwmendjen e shumë syve gjatw inaugurimit, jo vetëm sepse babai i tij e thirri atë përpara të gjithëve për të thënë se Barron kishte sugjeruar podkaste, si për shembull The Joe Rogan Experience, për të cilën Donald Trump pretendoi se e ndihmoi të lidhej me votuesit e rinj.

Ndërkohë, në një moment, Barron Trump ishte ulur dhe i bashkoi duart në një mënyrë të ngjashme me zotin Burns nga The Simpsons, një gjest që njihet si ‘kambana e politikanit’.

Sipas ekspertit të gjuhës së trupit, Darren Stanton, kur njerëzit bëjnë ‘kambanwn e politikanit’, supozohet të përçojë një ‘pozicion autoritar’.

Stanton i tha The Sun se gjesti i dorës nuk ka për qëllim të përcjellë se dikush mendon se është më i mirë se ju, por se ai ndihet në një pozicion autoriteti në atë moment të caktuar.

Eksperti i gjuhës së trupit tha se kjo ‘shfaqje e autoritetit’ mund të nënkuptojë gjithashtu ‘vlerësim’ në disa mjedise.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026