Eksperti: Zv/ drejtori i policisë së Kosovës po dhunohet psikologjikisht nga Serbia

17 Prill 2024 | 21:29

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës i nacionalitetit serb, Dejan Jankoviç, është ndaluar nga autoritetet serbe të mërkurën, njoftoi në rrjetet sociale Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Eksperti Bedri Elezi, në një intervistë për Euroneës Albania, u shpreh se këto zhvillime ishin të pritshme pas votimit pro ditën e djeshme që Kosova të jetë pjesë e KiE.

Mes tjerash Elezi theksoi se Jankoviç po dhunohet psikologjikisht duke shtuar se shërbimet sekrete po i kërkojnë informacion

“Në fakt ishin të pritshme këto zhvillime për faktin se tani Serbia humbi një sfidë serioze për shkak se Kosova do bëhet shumë shpejt anëtare e KiE.  Referuar këtij fakti atëherë ne kemi parasysh se  zhvillime të tjera mund të ndodhin në aspektin e sigurisë me qëllimin e vetëm për  të defokusuar çështjet që kanë të bëjnë me integrimin e Kosovës për të bërë një kongres.

Ajo që ka ndodhur është një tregues  i qartë se Serbia është r gatshme  të zhvillojë aktivitete kriminale  me qëllimin e vetëm për të tensionuar vendet ndëretnike. Më e keqja është se në këtë pikë është ndaluar zv.drejtori i përgjithshëm i policisë së Kosovës, i cili po merret në pyetje dhe gjithashtu është ushtruar dhunë psiqike ndaj tij. Sipas informacioneve që kemi ai ndodhet në intervistë nga shërbimi sekret. Është në një situatë të rëndë psikologjike pasi po i bëhet presion që të japë informacion”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë

Deklaratat e fundit të Ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët kanë shkaktuar reagime të forta në Bruksel. Komisionerja për Zgjerim...
18:39 | 14/07/2026

Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka përshëndetur përparimin e Malit të Zi në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi ka...
17:41 | 14/07/2026