Ekspertja: Ç’është pluhuri afrikan që ka ‘pushtuar’ Tiranën, a duhet të shqetësohemi
Ekspertja e IGJEUM, Anira Gjoni, është shprehur se masat ajrore të ngrohta me pluhur në ajër që kanë ‘pushtuar’ Shqipërinë, e kanë origjinën nga Afrika e veriut dhe kanë prekur gjithë Ballkanin dhe një pjesë të Mesdheut.
Komentet Gjoni i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se prania e pluhurit në ajër do të jetë e pranishme edhe ditën e nesërme dhe vetëm të premten do të nis pastrimi i ajrit.
Ajo shtoi se temperaturat do të vijojnë të mbeten të larta në fundjavë dhe në javën e ardhshme.
“Një qendër e presionit të ulët e provokuar nga shtjellat ciklopike atlantike, ka sjellë praninë e rrymave të ngrohta nga kontinenti afrikan. Nuk është një fenomen që ka prekur vetëm Shqipërinë, por edhe Ballkanin dhe gjithë brigjet e Mesdheut, përveç gadishullit Iberik.
Madje këto masa ajrore kanë shkuar deri në Holandë dhe Rumani. Prania e pluhurit do të jetë edhe për ditën e nesërme dhe gradualisht nga e premtja dhe mbrapa do të fillojë të pastrohet ajri.
Pasi fillon edhe veprimi i masave të tjera, që nuk do të kenë praninë e pluhurit. Ndërsa temperaturat do të vijojnë të jenë të ngrohta edhe në fundjavë dhe javën e parë të prillit”, tha Gjoni.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta