Ekspertja e turizmit: Këtë sezon do ta mbajnë gjallë shqiptarët. Nëse më parë donin të shkonin në Romë a Paris, sot duan natyrë
Turizmi është një nga sektorët që pritet ta ndiejë më shumë krizën e krijuar për shkak të COVID-19. Në një lidhje live me Ilva Now, Blerina Ago, eksperte e turizmit, u shpreh optimiste se edhe këtë sezon do të ketë turizëm në Shqipëri, por ai do të përbëhet nga turistët vendas.
Ajo theksoi se në këtë pikë edhe vetë sektori i turizmit duhet të ndryshojë strategji dhe duhet t’i kthejë sytë nga turistët vendas, të cilët mbeten ata më besnikët.
“Ai do të jetë me turistët vendas kur pandemia të ndalojë. Nëse më përpara synonim edhe tregun aziatik, tani duhet të shohim si të promovojmë Shqipërinë”, tha ajo.
E pyetur për faktin nëse turisti do të ketë sigurinë e nevojshmne dhe kushtet e nevojshme higjieno-sanitare në sistemin hotelier shqiptar, znj. Ago theksoi faktin se turizmi është një produkt luksi dhe jo një domosdoshmëri, ndaj secili do të marrë përsipër të bëjë turizëm kur këto kushte të jenë plotësuar, ndërsa shtoi faktin se Shqipëria ka shansin që të shfrytëzojë turizmin natyror, duke shmangur kështu vendet e mbyllura apo të populluara.
“Shqipëria ka mundësi të shfrytëzojë elementin e natyrës, duke iu shmangur vendeve masive. Nëse më parë njerëzit donin të shkonin në Romë, Venecia, Paris, sot duan të shohin natyrë. Kjo do ta promovonte vendin tonë që ka vende shumë të bukura në natyrë”, tha ajo.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij