Ekspozitë për shqiptarët në kampet naziste
Vetëm pak ditë para përkujtimit të Holokaustit, në Muzeun Historik Kombëtar është hapur një ekspozitë.
Nëpërmjet videove dhe objekteve të ndryshme rrëfehet historia e internimit të shqiptarëve në kampet naziste.
Mbi 500 shqiptarë, u kapën nga forcat gjermane gjatë pushtimit, dhe u dërguan drejt një realiteti që ato zor se e kishin imagjinuar.
Udhëtimi fatkeq për pjesën më të madhe të internuarve nisi nga Shqipëria, për në kampin e Prishtinës, atë të Zemenit dhe Banjicës në Serbi për të përfunduar në kampin e Mauthausen në Austri.

Fatkeqësia më e madhe e të internuarve, ishte mohimi nga familjarët e tyre. Por, kjo ishte e vetmja mënyrë për t’i shpëtuar torturave dhe përndjekjeve në Shqipëri.
Ekspozita “Shqiptarët e Muthausenit” vjen si një dëshmi e gjallë e një kohe të egër që nuk duhet harruar. përndryshe, historia përsëritet.
LEXONI GJITHASHTU:
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 08:08 Trump rikthen pretendimet për zgjedhjet e 2020-ës, akuzon Kinën për vjedhjen e të dhënave të votuesve
- 07:17 Sulmi amerikan godet juglindjen e Iranit, dëmtohet aeroporti, plagoset një civil
- 07:14 Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti
- 07:11 Axios: Trump i zemëruar me Netanyahun, propozoi shitjen e avionëve luftarakë F-35
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët