Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

23 Janar 2022 | 22:00

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një ekspozitë.

Pasi la vendin ku u lind dhe u rrit, mori një rrugë të gjatë dhe të vështirë para, shoqëruesit e tij të vetme ishin tablotë të cilat ai i mori me vete në Shqipëri.

Personazhet e tij dhe ndjesitë e tij janë shprehur në ngjyrat e ftohta të punimeve.

“Standard i dyfishte” është emri i ekspozitës, ku krijuesi, pasojat e luftës në vendin amë, ka zgjedhur ta tregojë në këtë formë: njerëz të strukur në kuti që mezi i zë, të shtrënguar fort pas njëri tjetrit, në kërkim të mbrojtjes dhe ngrohtësisë.

Pikturat tregojnë fatin e tyre të lidhur me fatin e të tjerëve.

Dualtiteti qëndron te humbja dhe te shpresa, që artistin e shoqërojnë kudo.

E veçanta e kësaj ekspozite është teknika që ka përdorur artisti i ri sirian. Me sy të lirë ne shohim tablo me ngjyra të ftohta blu në të bardhë, por me negativ njerëzit marrin ngjyrën e tyre, dhe duket sikur jeta çel sërish.

Mohammad Ramadan në vitin 2018, u diplomua në Damask në  fakultetin e arteve ne departamentin e pikturës dhe fotografisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026