English

Ekstradohen nga Franca dhe Gjermania dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar 

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Franca dhe Gjermania 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

- Advertisement -

Burime policore bëjnë me dije se u krye ekstradimi nga Franca drejt vendit tonë, i shtetasit Aranit Susaj, 38 vjeç, banues në Tiranë.

“Shtetasi Aranit Susaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprën penale ”Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim. Ky shtetas, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, në vitin 2010, ka kryer vjedhje me dhunë në banesën e shtetasit P. L. në fshatin Grude e re, Shkodër.

Gjithashtu, ky shtetas ishte i shpallur në kërkim kombëtar nga Komisariati i Policisë Tropojë, për veprën penale “Falsifikimi dokumenteve”. Gjykata e Shkallës së Parë Tropojë e ka dënuar me 1 vit burgim për këtë vepër penale”, sqaron policia.

Po nga Interpol Tirana është bërë ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Altin Koci, 46 vjeç, lindur në Lushnjë.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi  Gjykata e  Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë,  në vitin 2016,  e ka dënuar me 8 vjet burg, për veprën penale  “Trafikim i lëndëve narkotike”, mbetur në tentativë. 

Më datë 15.07.2015, në Port Durrës, gjatë një kontrolli policor në automjetin që drejtonte ky shtetas u gjet një sasi prej 8 kg e 423 gramë lëndë narkotike heroinë, të cilën ky shtetas, në bashkëpunim me të tjerë, po tentonte ta trafikonte jashtë vendit”, bëjnë me dije burime policore.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?