Ekzekutohet me 4 plumba shqiptari në Greqi, dyshohet larje hesapesh

27 Korrik 2023 | 10:00

Periferia e Selanikut është tronditur nga vdekja e një 37-vjeçari i cili u ekzekutua me 4 plumba teksa po futej në pallatin ku banonte.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së enjtes, ndërsa dyshohet se atentatorët kanë pasur hesape për të larë me 37-vjeçarin.

Pasi parkoi makinën, ai shkoi drejt hyrjes së pallatit pa e ditur se aty e prisnin ekzekutorët e tij. Sipas informacioneve të fundit, është qëlluar disa herë ndërsa policia ka gjetur katër gëzhoja dhe dy topa zjarri.

Një kalimtar ka lajmëruar për të shtënat. Policia e ka gjetur të gjakosur në tokë shqiptarin, i cili pak më pas është transportuar në spital, aty ku dhe ka humbur jetën.

Hetimet për ngjarjen e të shtënave në Evosmos u morën nga Departamenti i Krimeve Kundër Jetës në Drejtorinë e Sigurimit të Selanikut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet

Autopsia e Daniel Siad, agjentit të modelimit që dyshohej se kishte lidhje të ngushta me Jeffrey Epstein dhe rekrutonte gra të reja në emër të...
15:16 | 24/07/2026

Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve

Përballë përhapjes së pakontrolluar të zjarreve, qeveria spanjolle shpalli “gjendje të jashtëzakonshme me interes kombëtar” të enjten në mbrëmje deri të premten në rajonin e...
08:06 | 24/07/2026

Çfarë duhet të dini rreth tarifave të reja të Trump për më shumë se 80 vende?

Pak para se të skadonte një taksë e përkohshme mbi importet globale, administrata Trump vendosi ​​një valë të re tarifash për më shumë se 80...
07:41 | 24/07/2026