Greqia vazhdon “luftën me zjarrin”, Rodosit ende në flakë, gjendje kritike në Kretë

26 Korrik 2023 | 16:42

Zjarret masive vazhdojnë të djegin ishullin e Rodosit për të nëntën ditë rresht, teksa e tërë Greqia vazhdon të luftojë me temperaturat ekstreme dhe me flakët.

Dhjetëra mijëra persona janë larguar tashmë nga ishulli, por ende shumë turistë të tjerë po përpiqen për t’u larguar përmes fluturimeve të evakuimit.

Në disa zona, banorët janë bërë bashkë për të vënë nën kontroll flakët. Ata duan që të parandalojnë përsëritjen e skenave të ditëve të fundit, kur zjarret kërcënuan jetët dhe pronat e tyre.

Nga Evropa janë dërguar ndihma drejt Greqisë. Zjarrfikësit polakë ndodhen në Rodos duke kontrolluar zonat ku zjarret janë shuar, për t’u kujdesur që ato të mos rindizen. Në mision janë përfshirë 149 efektivë dhe 49 automjete zjarrfikëse.

Të martën një tragjedi ndodhi kur dy pilotë të forcave ajrore greke humbën jetën pasi avioni me të cilin po hidhnin ujë mbi zjarret u rrëzua në një zonë kodrinore në ishullin e Evias.

Gjatë së mërkurës, skuadrat e emergjencës janë angazhuar në një seri frontesh. Kreta, që është ishulli më i madh grek, është në gjendje alarmi, me banorët që janë paralajmëruar për një rrezik ekstrem.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026