English

Ekzekutoi gruan me plumb në kokë, prokuroria ngre aktakuzën për Edmond Lajçin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prokuroria e Pejës, ka ngritur aktakuzë kundër Edmond Lajçit, personit i cili në prill të këtij viti ekzekutoi në ambientet e banesës bashkëshorten e tij Gjyljeta Ukella.

- Advertisement -

Lajçi akuzohet për veprat penale vrasje e rëndë dhe armëmbajtje pa leje, bëri me dije Prokuroria e Pejës në një njoftim.

Prokuroria bën me dije se pas një hetimi disamujor dhe mbledhjes së dëshmive vendosi të ngrejë aktakuzë ndaj të dyshuarit.

Sipas aktakuzës, Lajçi e qëlloi bashkëshorten për vdekje me plumb në kokë mëngjesin e 16 prillit “për shkak të problemeve të vazhdueshme që i pandehuri kishte pasur me viktimën”.

“E vrava gruan dhe dërgoje një patrullë të Policisë”, u kishte thënë ai autoriteteve të rendit, sipas aktakuzës.

“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë”, tha Prokuroria.

Vrasja e rëndë në Kosovë dënohet me minimum 10 vjet burgim dhe me maksimum burgim të përjetshëm.

Ai akuzohet edhe për veprën penale mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?