Elbasan, militantët e PS dhe PD konfliktohen me grushte në Ditën e Verës, Rama: Shfaqje vulgare, dukeshin si 100 kopje të Ilir Metës
Vizita e njëkohshme e kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama në Elbasan në Ditën e Verës ka përfunduar në përleshje fizike mes militantëve të dy partive.
Mësohet se konflikti ka nisur nga ana e militantëve të PD të cilët kishin shkuar në vendin ku ndodhej kryeministri Edi Rama duke thirrur ‘Rama ik’. Ka mjaftuar kaq që mes personave që shoqëronin kryeministrin dhe militantëve të PD të niste një konfrontim fizik dhe është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën, ndërsa disa persona janë shoqëruar në komisariat.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter duke e cilësuar ngjarjen një ‘shfaqje vulgare të degradimit të një opozite demode’.
“Kjo shfaqje vulgare është një tjetër shembull i degradimit të një opozite demode, e cila ka në krye një kukull në duart e Saliut&Ilirit, që duan sherr e përçarje, për të marrë peng Shqipërinë e drejtësinë! Keqardhje e madhe për #PD e kthye në vegël e dy hallexhinjve të drejtësisë!
Tash 20 vjet që vij në Ditën e vVerës në Elbasan, s’kisha parë një turmë ulëritëse me flamuj partie, si ai automobili zhurmues i filmit “Koncert në vitin 36″! Dukeshin si 100 kopje të Ilir Metës, ndërsa Luli kishte parkuar makinën në korsinë e biçikletave e ishte fshehur mes tyre!” shkroi kryeministri.
Disa minuta pas incidentit mes simpatizantëve të dy forcave politike në Elbasan, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, komunikoi me gazetarët duke komentuar përplasjen si produkt i emrave të krimit që shoqërojnë kryeministrin në ikje.
Edhe kreu i grupit parlamentar socialist njëkohësisht deputet i qarku Elbasan, Taulant Balla ka reaguar përmes një statusi në Facebook, duke e cilësuar ngjarjen një provokim politik që nuk kishte ndodhur kurrë Ditën e Verës në Elbasan.
“Meqenëse Lulzim Basha flet për banda, pamja e sotme ishte tamam pamja e një bande pengmarrësish të festes, me zhurmën përçarëse e me flamujt e Partisë Demokratike, me 3-4 makina të shtrenjta që xhironin gomat në mes të mijëra qytetareve, familjarëve, fëmijëve! Elbasanllinjtë që kurrë s’janë dalluar si sherrxhinj nuk ia kishin borxh PD-së këtë inskenim të Ilir Metës me duart e Lulzim mavrisë! Megjithatë 25 prilli po vjen dhe Ilir Meta bashke me Saliun, do ta marrë përgjigjen për këtë spektakël dhunimi të qytetit nga kukulla e tyre Lulzim Basha e tufa e qorrave që turpëruan PD në sytë e Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë”, shkroi Balla në Facebook.
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni