Elbasani fiton 1-0 ndaj Flamurtarit në Vlorë, tension në tribuna
Flamurtari ka pësuar një tjetër humbje në kampionatin shqiptar, këtë herë nga Elbasani me rezultatin 0-1 në qytetin e Vlorës.
Fituesi u vendos nga një gol i Xhonatan Lajthisë në fraksionin e dytë, që i dha tre pikët ekipit të trajnerit Ivan Gvozdenovic dhe i ngriti ata në krye të klasifikimit, ndërsa vlonjatët mbeten në vendin e fundit.
Ndeshja u karakterizua nga një lojë e luftuar dhe me raste të pakta shënimi, ku Flamurtari krijoi mundësi, por nuk arriti t’i konkretizojë ato.
Në përfundim të sfidës, trajneri i Flamurtarit, Francesco Moriero, deklaroi:
“Mendoj se sot djemtë kanë bërë paraqitjen më të mirë që kur unë kam ardhur. Nuk e merituam humbjen, pasi ekipi tregoi karakter dhe vendosi zemrën në fushë.”
Ndërsa trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenovic, tha:
“Ishim përgatitur për një ndeshje shumë të vështirë. E dija si lojtar dhe trajner që në Vlorë çdo ndeshje është e fortë.”
Pas përfundimit të lojës, situata në tribunat e stadiumit u tensionua. Tifozët e Flamurtarit u përfshinë në konflikte mes tyre, ndërsa u desh ndërhyrja e forcave të shumta policore për të rikthyer qetësinë. Disa tifozë kuqezi u shoqëruan jashtë ambienteve të stadiumit, ndërsa tifozët e miqve thyen stolat e stadiumit të saporikonstruktuar. Për këtë pritet një vendim i disiplinës në ditët në vijim.
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor