Elbasani fiton mes kaosit, Flamurtari zhytet në fund të renditjes
Tre gola, shumë tension, dy penallti të humbura dhe përplasje mes lojtarëve e tifozëve në fund të ndeshjes. Përballja e së shtunës mes Flamurtarit dhe Elbasanit i pati të gjitha. Para, gjatë dhe pas takimit gjithçka u zhvillua nën masa të forta sigurie nga policia, ku të pranishme ishin edhe forcat e FNSH-së.
Ndeshja u mbyll me rezultatin 2-1 në favor të Elbasanit. Me këtë humbje, Flamurtari mbetet në vendin e 9-të me 24 pikë, në një pozicion shumë të vështirë në renditje.
Elbasani kaloi në avantazh që në minutën e 5-të. Flamurtari pati mundësinë të barazonte, por Marku gaboi dy herë nga pika e penalltisë. Menjëherë më pas, Elbasani shënoi edhe golin e dytë. Flamurtari arriti të ngushtojë shifrat pak minuta më vonë, por kjo nuk mjaftoi dhe takimi u mbyll 1-2.
Pas përfundimit të ndeshjes, tensioni u rrit edhe më shumë. Fillimisht pati përplasje në distancë mes dy tifozerive, ndërsa më pas situata u përshkallëzua në hollin e stadiumit. Një konflikt mes lojtarëve krijoi një situatë të nxehtë, ku nuk munguan edhe tifozët.
Policia ndërhyri për të normalizuar situatën, ndërsa forca të shumta sigurie u vendosën edhe jashtë stadiumit. Vetëm pas largimit të tifozëve të Elbasanit situata nisi të qetësohej.
Një mbrëmje e mbushur me përplasje, tension dhe grindje, ndërsa rezultati i ndeshjes ndëshkon vlonjatët, të cilët tashmë rrezikojnë seriozisht qëndrimin në kategori.
Hidratim apo avantazh taktik, rregulli i ri në Botëror ndez debat
Messi kërkon të “pushtojë” Botërorin me rekorde të reja
Klose përgëzon golashënuesin e ri më të mirë të Botërorit: Messi nuk është shaka!
- 15:34 Nis në Uashington raundi i pestë i bisedimeve Liban-Izrael
- 15:27 Von der Leyen drejt Armenisë në mbështetje të kursit pro-evropian
- 15:20 Ministri i Mbrojtjes: Të përdorësh emrin e UÇK-së për politikë, është turpi më i madh
- 14:57 Veteranët e UÇK-së iu bëjnë thirrje protestuesve në Tiranë: Mos i keqpërdorni simbolet e UÇK-së
- 14:51 Përvetësim i fondeve për qëllime personale, ish-kreu i Partisë Kombëtare Skoceze dënohet me 5 vite burg
- 14:47 Trump paralajmëron Europën, thërret Rutte në Shtëpinë e Bardhë: Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia