Elbasani “paralizohet” nga trafiku, rrugët e mbingarkuara për festat e fundvitit
Qyteti i Elbasanit është paralizuar nga trafiku nga të gjitha hyrjet dhe daljet. Kolonat kilometrike shihen gjatë gjithë ditës, ndërsa në mbrëmje qarkullimi rëndohet edhe me tepër në akset Tiranë-Elbasan, Cërrik-Elbasan dhe Librazhd- Elbasan.
Ardhja e emigrantëve për festa dhe lëvizjet e shumta sezonale e kanë kthyer qytetin në një nyje të vështirë për qarkullimin. Mungesa e bypass-it dhe e rrugëve dytësore për fshatrat përreth e komplikon më tej situatën.
Në unazën jugore të qytetit duhet të koordinohen qindra mjete nga fshatrat përreth, ato me destinacion Cërrikun dhe Gramshin, si dhe trafiku i rëndë në aksin Elbasan-Qafë Qanë, i cili lidh juglindjen me kryeqytetin, portin e Durrësit dhe pikat doganore të Qafë Thanës dhe Kapshticës.
Ekspertët paralajmërojnë se, nëse emigrantët do të ktheheshin njëkohësisht, rrugët ekzistuese do të bëheshin thuajse të pakalueshme.
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë