Elektricisti i filmit ku u vra aksidentalisht kineastja padit aktorin Alec Baldwin

11 Nëntor 2021 | 17:50

Elektricisti kryesor në setin e filmit ku Alec Baldwin vrau aksidentalisht kineasten Halyna Hutchins muajin e kaluar, ka paditur aktorin dhe anëtarët e tjerë për incidentin.

Serge Svetnoy, një mik i Hutchins, pretendon për neglizhencë që rezultoi me ngjarjen e rëndë.

Serge Svetnoy, i cili mbajti në krahë Halyna Hutchins teksa ndërronte jetë, ngriti padi ndaj Alec Baldwin, përgjegjëses së armëve Hannah Gutierrez-Reed dhe ndihmësit të regjisorit Dave Halls.

Gjatë një konference për shtyp, Svetnoy, 63 vjeç, tha se kishte parë armë pa mbikëqyrje në tokë disa ditë para të shtënave fatale, duke shtuar se ai kishte paralajmëruar njerëzit përgjegjës për to.

Padia e tij pretendon se në ditën e të shtënave ai “ndjeu një zhurmë të çuditshme dhe të tmerrshme të asaj që ndihej si ajër nën presion”, kur arma shpërtheu.

Deri tani, asnjë kallëzim penal nuk është ngritur kundër askujt.

Sipas një dokumenti gjyqësor, ndihmësdrejtori Dave Halls u ka thënë hetuesve se ai nuk ka kontrolluar të gjithë fishekët e armës përpara se t’ia dorëzonte atë Baldwin.

Halls thuhet se ia dha armen aktorit, që do të thotë se besonte se ishte e sigurt.

As Baldwin 63-vjeçari Baldwin, as të pandehurit e tjerë të përmendur në padi nuk kanë komentuar deri më tani publikisht zhvillimet e fundit.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rritur në 920, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 3,360,...
21:13 | 26/06/2026

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

Agjencia detare e OKB-së bëri të ditur se që nga e marta janë evakuuar rreth 115 anije dhe 2,500 detarë nga Ngushtica e Hormuzit, ndërsa...
20:50 | 26/06/2026

Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa prej 100% për importet nga çdo vend që miraton një taksë...
20:47 | 26/06/2026