Elisa Spiropali cilëson koalicionin e PD-së të përbërë nga ”fosile politike”, me të cilët ”merret peng qeveria”
Sipas ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, partitë me të cilat ka bërë koalicion Partia Demokratike janë “fosile” dhe “bishta politikë”, me të cilët “merret peng qeveria”.
“Ne nuk kemi nevojë për as-farë-soj fosilesh edhe bishtash politikë që nuk prodhojnë politika, prodhojnë vetëm karrige për vete,” – tha Spiropali e pyetur nga gazetarja Ilva Tare se përse Partia Socialiste vendosi të dalë e vetme në zgjedhjet e 25 prillit.
“[…] kemi pasur edhe ne rrugët tona të bashkuara me të tjerë në kohë të caktuara, dhe nuk ka dyshim se një qeverisje e kushtëzuar sidomos nga emrat që janë në atë listë të gjatë është padyshim një qeverisje e marrë peng, këtë e dimë, prandaj ne kërkojmë besimin e shqiptarëve për të qeverisur të vetëm,” – u shpreh më tej Spiropali.
Deklaratën Spiropali e bëri gjatë emisionit Ilva Now në Euronews Albania, përballë gazetares Ilva Tare dhe gazetarit Mentor Kikia.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 13:36 KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend
- 13:27 Barack Obama i ka ngritur një monument vetes
- 13:18 Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit
- 13:10 Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet evropiane
- 12:55 “Rama n’burg, Berisha n’burg”, Berisha komenton thirrjet ndaj tij në protestë: Janë mjeranë
- 12:12 Rama shpërndan pamjet! Reagon për Banjat e Bënjës: Histeri digjitale dhe manipulim i realitetit