Elon Musk akuzon Apple për favorizim të OpenAI, paralajmëron padi
Elon Musk ka akuzuar Apple për shkelje të ligjeve antitrust dhe ka paralajmëruar se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër saj. Ai pretendon se kompania pengon renditjen e drejtë të aplikacioneve të rrjetit të tij social X dhe mjetit të inteligjencës artificiale Grok në App Store, duke favorizuar OpenAI-në e drejtuar nga Sam Altman.
Sipas Musk, përjashtimi i aplikacioneve të tij nga seksioni “Must Have” është një shkelje e qartë e konkurrencës së ndershme. Aktualisht, ChatGPT i OpenAI është aplikacioni më i shkarkuar, ndërsa Grok renditet i gjashti.
Altman reagoi duke e quajtur deklaratën e Musk “befasuese” dhe e akuzoi atë për manipulim në favor të bizneseve të veta. Ky përplasje shton tensionet mes Musk dhe figurave të tjera publike si Altman dhe Presidenti i SHBA Donald Trump.
Konflikti me Apple ndodh në një periudhë ku kompanitë amerikane të AI janë nën lupë për mënyrën si menaxhojnë përfitimet nga investimet miliardëshe.
Apple, nga ana tjetër, është tashmë nën presion ligjor në SHBA dhe Europë për mënyrën si operon App Store-in. Deri tani, kompania nuk ka komentuar mbi akuzat e Musk.
LEXONI GJITHASHTU:
Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil