Elon Musk dëshiron blerjen e Liverpoolit, skuadra vlen sa 1% e pasurisë së tij
Liverpool mund të ketë një pronar të ri së shpejti, megjithatë kjo gjë nuk është e sigurt, por kur bëhet fjalë për njeriun më të pasur në botë, gjithmonë duhet marrë seriozisht. Elon Musk, krijuesi i Teslas, por edhe disa kompanive të tjera gjigante në botë, ka shprehur dëshirën për t’u bërë pronar i “The Reds”, fakt të cilin e ka konfirmuar babai i tij, Errol Musk. Në një intervistë për The Times Radio, Errol foli rreth kësaj çështjeje duke deklaruar: “Oh, po. Por kjo nuk do të thotë se ai do ta blejë. Ai do të donte, po, sigurisht.”
Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të qarkullojnë lajme se Musk mund të jetë numri 1 i skuadrës që aktualisht kryeson kampionatin anglez. Sa i përket vlerës së Liverpoolit, ajo shkon diku te 4.3 miliardë paundë, ose e thënë ndryshe, pak më tepër se 1% e pasurisë së Musk.
Vetë Musk nuk ka reaguar për çështjen, por mbetet për t’u parë në vijim se çfarë do të ndodhë, ku nuk përjashtohet një rritje e vlerës së skuadrës, me qëllim përfitimin nga pronarët aktualë. Kujtojmë që Musk është një mbështetës i presidentit të saposhpallur të Amerikës, Donald Trump, duke qenë i pranishëm gjatë fushatës së tij pak kohë më parë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Dalin pamjet/ Momenti kur Tesla shpërthen pranë hotelit Trump në Las Vegas
- Tesla shpërthen pranë hotelit të Trump në Las Vegas, policia: Akt i mundshëm terrori
Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?
Sulmet ruse në Ukrainë lënë 15 të vrarë, raketat godasin ekspozitën e dronëve pranë Kievit
Ujërat e Danubit bie në nivele historike, thatësira zbulon anijet e fundosura të Luftës së Dytë Botërore në Serbi e Kroaci (VIDEO)
- 10:02 Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?
- 09:27 Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella
- 09:22 Sulmet ruse në Ukrainë lënë 15 të vrarë, raketat godasin ekspozitën e dronëve pranë Kievit
- 09:16 Pse Marc Cucurella nuk i lidh dhe nuk i pret kurrë flokët? Historia prekëse me të birin (VIDEO)
- 09:06 Ujërat e Danubit bie në nivele historike, thatësira zbulon anijet e fundosura të Luftës së Dytë Botërore në Serbi e Kroaci (VIDEO)
- 09:00 Rumania në gatishmëri të lartë, F-16 rrëzon dronin e dytë brenda pak orësh pas shkeljes së hapësirës ajrore