Elon Musk kritikon projektligjin e Trump për uljen e shpenzimeve qeveritare

4 Qershor 2025 | 08:26

Sipërmarrësi miliarder amerikan, Elon Musk, ka shprehur kritika të ashpra ndaj projektligjit të propozuar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për uljen e shpenzimeve qeveritare, duke e akuzuar atë për promovimin e interesave të tij politike dhe të biznesit.

Raporti i portalit Axios, duke cituar burime të njohura, thekson se Musk ishte i shqetësuar nga disa vendime të qeverisë Trump, që ai i konsideron si të dëmshme për bizneset e tij.

Sipas burimeve, Musk ishte i frustruar nga fakti që detyrat e tij si kreu i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE) nuk u rinovuan, ndërkohë që gjithashtu shprehu zemërim për vendimin e Trump për të tërhequr emërimin e Jared Isaacman, një aleat i Musk, si administrator i NASA-s.

Kritikat e Musk u fokusuan gjithashtu në dështimet e projektligjit që, sipas tij, dëmtonin interesat e biznesit të tij. Një nga pikat kryesore të kritikës ishte se projektligji parashikon një ulje të kredive tatimore për automjetet elektrike, një masë që mund të dëmtonte prodhuesit e makinave si Tesla, kompania e Musk. Ai gjithashtu ishte i zhgënjyer nga mosrealizimi i mundësisë që Administrata Federale e Aviacionit të përdorte sistemin e tij satelitor, Starlink, për menaxhimin e trafikut ajror kombëtar.

Në një postim të fundit në X  Musk e kritikoi projektligjin duke e quajtur atë një “gjë të neveritshme”, duke theksuar se ai do të kontribuonte në rritjen e deficitit buxhetor tashmë të madh të Shteteve të Bashkuara. Ky nuk është hera e parë që Musk shpreh pakënaqësinë e tij ndaj këtij projektligji, pasi ai ka shprehur të njëjtën kritike më 28 maj.

Ky qëndrim i Musk ka nxitur diskutime të gjera mbi ndikimin e politikave qeveritare në zhvillimin e industrive të reja teknologjike dhe energjitike, si dhe mbi marrëdhëniet ndërmjet sipërmarrësve të fuqishëm dhe administratës Trump.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar

Grupi i Miqve të Iniciativës Globale për Zhvillim (GDI) i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë rolin qendror koordinues të Kombeve të Bashkuara (OKB) në...
22:19 | 16/07/2026

“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka bërë akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë izraelite, duke i akuzuar ata se kanë tentuar të ndikojnë...
22:18 | 16/07/2026