Elon Musk prezanton Grokiipedian, “rivalin” e ri të Wikipedias
Elon Musk ka bërë publik projektin më të ri të kompanisë së tij të inteligjencës artificiale xAI, një platformë të quajtur Grokiipedia, që synon të konkurrojë me enciklopedinë e njohur online Wikipedia.
Musk, i cili është gjithashtu pronar i platformës X, njoftoi se Grokiipedia do të jetë një përmirësim i madh në krahasim me Wikipedia-n.
“Ndihmoni në ndërtimin e Grokiipedia-s”, shkroi ai në një postim në X, duke ftuar kontribues dhe zhvillues t’i bashkohen projektit të ri të xAI.
Platforma e re do të përdorë inteligjencën artificiale për të korrigjuar automatikisht gabimet dhe për të siguruar që përmbajtja të jetë e saktë dhe faktike, në dallim nga Wikipedia, e cila mbështetet në redaktime nga komuniteti i gjerë i vullnetarëve.
Musk deklaroi se Grokiipedia do të jetë e aksesueshme për publikun pa kufizime, duke e prezantuar si një alternativë më të hapur dhe më transparente ndaj modelit aktual të Wikipedia-s.
Miliarderi ka qenë shpesh kritik ndaj Wikipedia-s, duke e akuzuar atë për paragjykime politike dhe për pasqyrim të njëanshëm të realitetit, kryesisht në favor të pikëpamjeve të krahut të majtë.
Pak para njoftimit të Musk, David Sacks, një aleat i tij dhe emëruar së fundmi si komisioner për Inteligjencën Artificiale në administratën e Presidentit Donald Trump, kritikoi përdorimin e përmbajtjes së Wikipedia-s për trajnimin e softuerëve të IA-së.
Emri Grokiipedia vjen nga “Grok”, chatboti i zhvilluar nga xAI, të cilin Musk e ka përshkruar më parë si një “kërkues të së vërtetës në nivelin më të lartë”.
Sipas Musk, ky projekt pritet të sjellë risi në mënyrën si aksesojmë dhe verifikojmë informacionin në internet, duke vendosur një standard të ri në përmbajtjen enciklopedike me ndihmën e inteligjencës artificiale.
LEXONI GJITHASHTU:
“Michael” bëhet filmi biografik me fitimet më të larta në histori
“29 terroristë të vrarë”, Pakistani njofton operacione tokësore dhe sulme ajrore në Afganistan (VIDEO)
1300 të vdekur nga vapa ekstreme, kreu i OBSH-së: Evropa po ngrohet dy herë më shpejt se mesatarja globale
- 08:30 “Michael” bëhet filmi biografik me fitimet më të larta në histori
- 08:28 “29 terroristë të vrarë”, Pakistani njofton operacione tokësore dhe sulme ajrore në Afganistan (VIDEO)
- 08:20 Franca kërkon taksa të reja nga BE për të financuar buxhetin prej 2 trilion eurosh
- 08:18 1300 të vdekur nga vapa ekstreme, kreu i OBSH-së: Evropa po ngrohet dy herë më shpejt se mesatarja globale
- 08:15 Bie në greminë teksa mblidhte çaj mali, 31-vjeçari transportohet drejt Traumës
- 08:13 Koreja e Jugut lançon planin masiv të investimeve në inteligjencën artificiale