Elon Musk viziton kampin e Aushvicit, pas akuzave se lejon gjuhën e urrejtjes në “X”
Miliarderi dhe biznesmeni amerikan Elon Musk vizitoi sot një park përkujtimor në vendin e kampit gjerman të vdekjes në Luftën e Dytë Botërore, Aushvic, pasi disa liderë fetarë hebrenj në SHBA e akuzuan atë për lejimin e mesazheve antisemite dhe urrejtjeje në rrjetin e tij social “X”.
Musk u fotografua gjatë një vizite në zonën Birkenau në Poloninë jugore, e rrethuar me tela me gjemba, ku ka kazerma prej druri që shërbenin si konvikte për të burgosurit, si dhe rrënojat e dhomave të gazit dhe një memorial për viktimat, raporton AP.
Ai thuhet se do të marrë pjesë në një konferencë online mbi antisemitizmin e organizuar nga Shoqata Evropiane e Hebrenjve në Krakov përpara 27 janarit, Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, që është përvjetori i çlirimit të kampeve të përqendrimit në 1945.
Vitin e kaluar shumë kompani të mëdha që reklamonin në rrjetin social “X” tërhoqën reklamat e tyre, pasi Musk shkroi se ishte dakord me një postim, të vlerësuar si antisemitik.
Gjithçka nisi kur një përdorues i verifikuar i rrjetit social X shkroi se vetë komunitetet hebraike janë përgjegjëse për rritjen e antisemitizmit dhe i akuzoi për nxitje të urrejtjes kundër të bardhëve. Për këtë, miliarderi shkroi se kishte thënë të vërtetën dhe më pas gjërat shkuan keq për Elon Musk.
Ai u kritikua fillimisht nga Shtëpia e Bardhë, kur zëdhënësja e atij institucioni e cilësoi njoftimin e Musk si një promovim të neveritshëm të urrejtjes antisemite dhe raciste dhe më tej nga grupi mbikëqyrës i medias.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun
Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit
Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun
- 19:49 Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
- 19:46 Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit
- 19:40 Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:33 Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie
- 19:25 Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima