Email nga ekipi i Trump, kërkojnë donacione gjatë takimit me Putin

15 Gusht 2025 | 23:04

Gjatë bisedimeve me Vladimir Putin në Alaskë, ekipi i Donald Trump dërgoi një email mbështetësve për të kërkuar donacione, me titullin: “TRUMP NË ALASKË! ME PUTIN!”.

Në mesazh, si raportohet nga ‘Sky News’ dhe ‘NBC’, presidenti e përshkruan takimin si “me shumë rrezik për botën” dhe akuzon demokratët se dëshirojnë dështimin e tij.

“Askush në botë nuk di të bëjë biznes si unë!”, shkruan ai, duke shpallur nisjen e “Trump Blitz” dhe duke ftuar çdo “patriot” të japë 10 dollarë para “afatit kritik” në mesnatë.

Ndërkohë, pranë vendit ku po zhvilloheshin bisedimet në Anchorage, Alaska, grupe mbështetësish u mblodhën për të shfaqur përkrahjen e tyre për presidentin në një ditë që ai vetë e quajti “vendimtare”.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026