Emigracioni, Starmer: Do mbyllim “autostradën kriminale” që kalon në Ballkan

22 Tetor 2025 | 20:02

Kryeministri anglez, Keir Starmer është zotuar se do të luftojë emigracionin e paligjshëm. Sipas Starmer emigrantët kanë përmbytyr Britaninë e Madhe dhe se ai do të mbyllë çdo rrugë të mundshme që përdoren për të hyrë në territorin e tyre.

Ai e ka cilësuar si autostradë kriminale rrugën që përshkohet nga emigratët për të shkuar në Angli. Sipas tij përmes Ballkanit Perëndimor do të arrijë të ndalojë emigracionin drejt vendit të tij.

Ai shton se trafikantët kanë ndërtuar një perandori kriminale që shtrihet në të gjithë Evropën të cilën sipas tij Mbretëria e Bashkuar duhet ta mbyllë.

“Ekziston një autostradë kriminale që kalon nëpër Ballkanin Perëndimor, duke i çuar emigrantët e paligjshëm direkt në Mbretërinë e Bashkuar. Detyra jonë është ta mbyllim dhe të shkatërrojmë bandat që e drejtojnë” tha ai.

Starmer komentoi edhe deklaratat e Nigel Farage, lideri i Reform UK. Sipas kryeministrit britanik Farage ka zgjedhur të fyejë vende si Shqipëria, në vend që të punojë me to për zgjidhjen e problemit. Zyrtarët e Ministrisë së Brendshme thonë se rreth një e katërta e mbërritjeve me varka të vogla udhëtojnë nëpër Ballkan.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Finlanda hapi rrugën për mbajtjen e armëve bërthamore, Moska: Kërcënim real, do të marrim masa

Rusia njoftoi të hënën se do të ndërmarrë masa politike dhe ushtarako-teknike në përgjigje të një ligji të ri nga Finlanda, anëtare e NATO-s, që...
14:49 | 29/06/2026

Të shtëna me armë në veri të Gjermanisë, vriten pesë persona! Arrestohet autori i dyshuar

Pesë persona kanë vdekur në qytetin verior të Gjermanisë në Standes, në një incident të ri me të shtëna me armë. Sipas policisë, një person...
14:26 | 29/06/2026

Turqia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë një memorandum mbi bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik

Unioni Turk i Dhomave dhe Bursave të Mallrave (TOBB) dhe Federata e Dhomave të Tregtisë Saudite (FSC) kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për zgjerimin e...
14:09 | 29/06/2026