Emigranti nga Anglia: Shqiptarët e Londrës nisen të enjten për të protestuar në Tiranë
Shqiptarët e diasporës në Britaninë e Madhe dhe në disa shtete të Bashkimit Evropian po organizojnë një autokolonë masive për t’iu bashkuar fizikisht protestave që po zhvillohen prej dy javësh në Tiranë.
Organizatori i protestave në Londër, Bledar Meti, bëri të ditur në një lidhje live për Euronews Albania me Greta Topjana, se rrugëtimi do të nisë të enjten, me qëllim mbërritjen e tyre të shtunën në Tiranë. Sipas tij, lëvizjes do t’i bashkohen rrugës edhe bashkëatdhetarë nga Franca, Belgjika, Gjermania, Austria dhe Italia, përmes një itinerari të mirëkoordinuar nëpër Evropë.
“Kjo është fundjava e dytë që ne realizojmë protesta para ambasadës shqiptare këtu në Britani. Sot ne sapo kemi iniciuar planin, që jo vetëm tashmë të bashkojmë zërin me protestuesit dhe me qytetarët shqiptarë, por të vijmë dhe të bashkohemi fizikisht.
Udhëtimi jonë nis të enjten dhe të shtunën pra, po bëhemi një autokolonë me qindra qytetarë shqiptarë që do marshojmë drejt Shqipërisë dhe autokolonës tonë do i bashkangjiten pastaj dhe shqiptarët e tjerë nga shtetet e tjera të Bashkimit Evropian: Francë, Belgjikë, Gjermani, Austri dhe Itali. Ky është plani jonë, një plan i mirëmenduar, i mirëorganizuar dhe besojmë që të shtunën tjetër të jemi edhe fizikisht në masë në Tiranë.
Itinerari jonë vazhdon nga Londra, po pastaj nga Londra në Kalajs na bashkohen shqiptarë të Francës. Në qytetin e Namurit në Belgjikë na bashkohen shqiptarë që jetojnë në Belgjikë. Në Gjermani, në jug të Gjermanisë, në qytetin e Pasaut na bashkohen shqiptarët që jetojnë në Gjermani. Në qytetin e Gracit në jug të Austrisë na bashkohen shqiptarët që jetojnë në Kroaci dhe në autostradë diku përbri qytetit të Rjekës na bashkohen edhe shqiptarët që jetojnë në Itali.
Ne kemi krijuar një rrjet shumë të mirëorganizuar me shqiptarët e tjerë të diasporës në shtetet përkatëse ku jetojnë dhe tashmë domethënë jemi në një koordinim perfekt për të bërë këtë rrugëtim dhe për të bashkuar të gjithë bashkë që të hyjmë në Tiranë njëkohësisht, që të shtunën të jemi në gjendje të marshojmë fizikisht të gjithë së bashku në përkrahje të protestës e cila ka 14 ditë që është sheshtë”, u shpreh ai.
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit