Emmanuel Macron do të vizitojë Egjiptin
Presidenti francez Emmanuel Macron do të udhëtojë në Kajro të mërkurën pas vizitës së tij në Jordani.
Lajmi u konfirmua për CNN nga Pallatit Elysee.
Macron pritet të takohet me presidentin egjiptian Abdel Fattah El-Sisi për të diskutuar situatën në Lindjen e Mesme.
Presidenti i SHBA Joe Biden, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak kanë realizuar shumë takime ditët e fundit ndërsa lufta e Izraelit kundër Hamasit kërcënon të dobësojë marrëdhëniet midis liderëve perëndimorë dhe arabë.
Të martën, presidenti francez udhëtoi për në Tel Aviv për të shprehur solidaritetin pas vrasjes së 1,400 civilëve nga Hamasi gjatë sulmit të tij në shkallë të gjerë ndaj Izraelit dhe për të diskutuar një zgjidhje mes dy shteteve, tha të hënën një burim i Pallatit Elysee.
Por udhëheqësit arabë kanë shprehur zhgënjimin me liderët perëndimorë pasi sipas tyre ata kanë dështuar në dënimin e vdekjes së më shumë se 5,000 civilëve, duke përfshirë të paktën 2,055 fëmijë, nën bombardimet izraelite në Gaza.
LEXONI GJITHASHTU:
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci në Durrës, arrestohet 45-vjeçari
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin