EMRAT/ Identifikohen autorët e vrasjes së çiftit Mujeci në Lezhë, policia në kërkim të tyre
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Janë identifikuar 3 autorët të cilët vranë çiftin Mujeci të dielën në fshatin Balldren. 3 autorët janë të moshës 22, 23 dhe 36 vjeç. Ata janë Adriano, Renato dhe Florin Mhillaj.
Mësohet se autorë janë djali dhe nipi i viktimës së vrarë në 2016 e cila është edhe arsyeja e atentatit në Balldren. Policia thekson se vrasja ka ndodhur për arsye hakmarrjeje. Nga zbardhja e ngjarjes mësohet se një automjet tip “Audi A4” ka mbajtur në vëzhgim lëvizjen e viktimave.
Më pas, një automjet tjetër, tip “Volkswagen”, pa targa i ka prerë rrugën automjetit të çiftit dhe kanë qëlluar me breshëri armësh. Policia ka njoftuar se ka kryer disa kontrolle në banesa dhe ambiente të tjera por nuk ka arritur ende të kapin autorët që janë shpallur në kërkim.
Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s
Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre
Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s