English

EMRAT/ Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohen nënë e bir në Tiranë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dy shtetas, nënë e bir, kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik narkotikësh.

- Advertisement -

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se bëhet fjalë për shtetasit Deshira Goseni, 63 vjeçe, dhe Eduard Goseni, 44 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Ata ishin shpallur në kërkim pasi Gjykata e Veronas në Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.

Ndërkohë do të vijojnë procedurat për ekstradimin e tyre drejt vendit fqinj nga Interpol Tirana.

Njoftimi:

DVP Tiranë/Finalizohet nga Seksioni i Kërkimit i DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Afternoon”.

Të kërkuar ndërkombëtarisht për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh, kapen në Tiranë dhe arrestohen me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 2 shtetas (nënë e bir).

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit të DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e dy shtetasve në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Afternoon”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në Rrugën e Dibrës dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasit:

-Deshira Goseni, 63 vjeçe, dhe Eduard Goseni, 44 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Veronas, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve në Itali.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?