EMRAT| SPAK godet grupin kriminal të kultivimit të drogës, 10 të arrestuar

17 Korrik 2024 | 12:38

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurinë e Posaçme goditën këtë të mërkurë një grup që merrej me kultivimin e lëndëve narkotike në disa fshatra të Shkodrës.

Bëhet me dije se hetimet për operacionin e titulluar “Oblika” u shtrinë në një periudhë 2-vjeçare, ku u mblodhën prova për grupin e strukturuar kriminal që merrej me kultivimin e kanabisit.

Gjatë periudhës hetimore, grupit i janë sekuestruar 246 kilogramë kanabis në proces tharjeje dhe i janë asgjësuar 32 000 bimë kanabisi.

Policia ka ekzekutuar 12 masa sigurie, “Arrest në burg” u caktua për 10 shtetasit: Danjela Hasani, Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Hekuran Myrtja, Samet Dahati, Izmir Dahati, Besar Lejthiza, Ermis Sela, Afrim Dahati dhe Arian Popa.

Ndërkohë që në “Arrest në shtëpi” u lanë shtetasit Pjetër Gjoni dhe Roland Gjoni. Materialet procedurale i kaluan SPAK, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në kuadër të një hetimi të iniciuar në vitin 2022, në Prokurorinë e Shkodrës dhe të ndjekur proaktivisht nga SPAK, Departamenti i Policisë Kriminale i DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, finalizoi operacionin policor të koduar “OBLIKA”. Gjatë operacionit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga SPAK, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, për shtetasit:

-A. U., 50 vjeç, banues në Shkodër;

-A. T., 30 vjeç, banues në Koplik;

-H. M., 45 vjeç, banues në Shkodër;

-S. D., 36 vjeç, banues në Shkodër;

-I. D., 28 vjeç, banes në Shkodër,

-B. L., 23 vjeç, banues në Shkodër;

-E. S., 22 vjeç, banues në Shkodër;

-A. D., 23 vjeç, banues në Shkodër;

-A. P., 23 vjeç, banues në Shkodër;

-D. H., 44 vjeçe, banuese në Tiranë.

Gjithashtu, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga SPAK, për të njëjtat vepra penale, për shtetasit P. Gj., 50 vjeç dhe R. Gj., 50 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Këta 12 shtetas akuzohen se të organizuar si grup i strukturuar, janë implikuar në veprimtaritë kriminale të kultivimit dhe prodhimit të cannabis sativës, në fshatra të ndryshme të Shkodrës, kryesisht në njësinë administrative Oblikë. Gjatë hetimeve të kryera për të dokumentuar veprimtaritë kriminale të këtyre shtetasve, janë sekuestruar 246 kilogramë cannabis në proces tharjeje dhe janë asgjësuar 32 000 bimë cannabisi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kryeplaku i Gështenjasit për elektriçistin që humbi jetën: Erdhi në ditë pushimi për të rregulluar defektin, ishte punëtor

Kryeplaku i fshatit Gështenjas të Pogradecit ka folur për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën në krye të detyrës elektriçisti Agim Beqiri. Ai tha se...
11:49 | 26/07/2026

Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)

Një elektriçist ka humbur jetën këtë të dielë në fshatin Gështenjas të Pogradecit, teksa ishte duke punuar për riparimin e një defekti në rrjetin elektrik....
11:01 | 26/07/2026

Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin Vlorë–Llogara, pranë fshatit Fushë Dukat, ku një person ka humbur jetën...
08:23 | 26/07/2026