EMRI| Aksidentohet me skuter, ndërron jetë 38-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve
Një aksident rrugor në Itali i ka marrë jetën shqiptarit Altin Lekaj, baba i tre fëmijëve. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 14 shtatorit në rrugën Tre Case në Tezze sul Brenta, pak para orës 8.
Viktima ishte me origjinë shqiptare, por me kombësi italiane. 38-vjeçari jetonte prej shumë vitesh në Itali, ku kishte ndërtuar familjen e tij me bashkëshorten shqiptare dhe tre fëmijët e tyre, 14, 13 dhe 9-vjeç.
Lekaj po shkonte në kompaninë ku punonte me skuterin e tij tip Honda.
Por fatkeqësisht skuteri u përplas përgjatë rrugës Via Tre Case, me një automjet tip Audi. 38-vjeçari shqiptar po udhëtonte pas një mjeti i cili frenoi papritur. Për të shmangur përplasjen me mjetin që ndodhej para Lekaj manovroi duke dalë nnë korsinë e kundërt dhe duke u përplasur me automjetin tip “Audi”.
38-vjeçari shqiptar nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të marra duke ndërruar jetë në vend.
Në vendngjarje ka shkuar menjëherë dhe kryebashkiaku i qytetit Luigi Pellanda, i cili tha se administrata komunale do të kujdeset për fëmijët e mitur që la pasë shqiptari.
“Ky është një lajm që askush nuk do të donte ta merrte kurrë. Tani do të kujdesemi për gruan dhe fëmijët e tij, të cilëve u shpreh mbështetjen time, të administratës komunale dhe të gjithë komunitetit. Familja e viktimës është një familje e njohur ”, tha ai.
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë