EMRI| Athinë, kapet shqiptari i shumëkërkuar si kreu i një bande kriminale

11 Shtator 2023 | 16:03

Një 43-vjeçar shqiptar i shumëkërkuar dhe i konsideruar person me rrezikshmëri, u kap nga policia greke në lagjen “Peristeri” të Athinës.

Gentjan Abazaj u vu në pranga gjatë një operacioni në një lokal të zonës nga sektori i kërkimit në bashkëpunim me skuadrën e OPKE.

Abazaj rezulton i dënuar me 10 vjet heqje lirie dhe 50 mijë euro gjobë nga Gjykata e Athinës, si kreu i një grupi kriminal që shpërndante kokainë dhe kanabis në Athinë.

Ai kamuflohej duke lëvizur me automjete të ndryshme luksoze me targa të huaja, përfshirë ato shqiptare. Është faktuar përfshirja e tij në 60 raste shit-blerje droge.

Gjatë kontrollit në banesë 43-vjeçarit ju gjeten 2.5 kg kokainë dhe 3 kg e 430 gramë marijuanë, pajisje paketimi dhe peshimi.

Abazi rezulton i dënuar më parë për çështje droge, armësh dhe falsifikim, ndërkohë që ka vuajtur dënim në burgje të ndryshme të Greqisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të enjte do të zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila hyn në ditën e...
19:14 | 25/06/2026

Hyrjet e turistëve u rritën me 15.9% në maj, mbi 1.1 milion turistë të huaj në maj

Turizmi në Shqipëri vijon të shënojë rritje, me një përshpejtim të ndjeshëm gjatë muajit maj. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, gjatë majit 2026...
18:50 | 25/06/2026

Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 11 shtetas, në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet më 22 dhe 23 qershor 2026, të dyshuar për...
18:48 | 25/06/2026