EMRI/ Vritet në Kolumbi shqiptari me dokumente ekuadoriane, arrestohet vrasësi

6 Tetor 2025 | 12:16

Një tjetër atentat i kryer nga vrasës me pagesë ndodhi të dielën pasdite në Medellín, Kolumbi.

Ngjarja u regjistrua në një rrugë pranë qendrës tregtare Santa Fe, në lagjen El Poblado, Komuna 14.

Sekretari i Sigurisë së qytetit, Manuel Villa Mejía, bëri të ditur se viktima ishte një burrë me dokumente identiteti ekuadoriane, por me kombësi shqiptare.

Gjatë sulmit mbeti e plagosur edhe një grua që shoqëronte viktimën. Sipas raportimeve paraprake, viktima është identifikuar si Artur Tushi, 44 vjeç, i lindur në Shqipëri, por me dokument identiteti ekuadorian.

Raportohet se autori i është afruar 44-vjeçarit Artur Tushi me motoçikletë dhe pasi i ka folur diçka e ka qëlluar për vdekje.

“Dyshohet se kërkuan vetëm emrin e personit dhe, kur e konfirmuan, kryen aktin”, tha një dëshmitar.

Pamjet e kamerave të sigurisë çuan policinë drejt autorit të dyshuar, një shtetas venezuelian, i cili u kap në lagjen Mirador të komunës së Bellos.

Motoçikleta dhe arma e përdorur për vrasjen u sekuestruan nga policia.

“Motivet dhe detajet e ngjarjes janë ende në verifikim si pjesë e hetimeve që po zhvillohen nga autoritetet,” tha Villa Mejía.

Hetimet e organizatës InSight Crime kanë nxjerrë në pah se rrjetet shqiptare luajnë një rol kyç në trafikun ndërkombëtar të drogës në Amerikën Latine, duke përdorur Ekuadorin si bazë strategjike për operacionet e tyre transatlantike.

Mediat kolumbiane shkruajnë se këto grupe kriminale të Ballkanit, shpesh të njohura si “mafia shqiptare”, funksionojnë në mënyrë të decentralizuar.

“Rrjete si “Kompania Bello” kanë dërguar emisarë në Amerikën e Jugut për të negociuar drejtpërdrejt me prodhuesit e kokainës — si disidentët e FARC-ut apo grupet Urabeños në Kolumbi — për të siguruar çmimet më të ulëta me shumicë”, thonë mediat në Kolumbi.

Këto rrjete gjithashtu përdorin kompani fasadë për pastrimin e parave, kryesisht nëpërmjet bizneseve të eksportit dhe importit, veçanërisht në portin strategjik të Guayaquil, në Ekuador.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Indeksimi i pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Nga data 1 korrik, 900 mijë pensionistë përfitojnë nga rritja me 2.7%

Nga vendimet e marra sot nga Këshilli i Ministrave, Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj njoftoi miratimin e disa ligjeve, ndër to edhe indeksimi i pensioneve....
16:19 | 26/06/2026

Konfederata Evropiane e Sindikatave kërkon ligj që përcakton temperaturën maksimale për të punuar

Valët ekstreme të të nxehtit po e bëjnë gjithnjë e më të rrezikshme punën në shumë vende të Evropës. Për këtë arsye, Konfederata Evropiane e...
15:50 | 26/06/2026

Prodhimi i energjisë elektrike u rrit 43% në maj, HEC-ET mbajtën peshën kryesore

Sistemi energjetik është përmirësuar gjatë muajit maj.  Të dhënat e Operatorit të Sistemit të Transmetimit tregojnë se prodhimi vendas i energjisë elektrike u rrit me...
15:43 | 26/06/2026