Endrit Shabani: Një pjesë e mirë e qytetarëve besojnë se vendosin ndërkombëtarët kush qeveris
Endrit Shabani, kryetar i Nismës Thurrje gjatë emisionit “Ilva Now” deklaroi se në zgjedhjet e 25 prillit ata synojnë të marrinë mbështetjen e atyre që kanë humbur besimin tek demokracia dhe nuk marrin pjesë në votim. Z. Shabani tha se ka shumë të zhgënjyer nga politika por gjithashtu ka edhe shumë të tjerë që mendojnë se e vendosin ndërkombëtarët se kush do të qeverisë vendin.
“Njerëzit janë jashtëzakonisht të zhgënjyer dhe fatkeqësia është se ne paguajmë koston e atyre që kanë qenë para nesh. Mosbesimi është te politika dhe shteti, tek ata që kanë qenë para nesh, ka një dimension cinizmi. Por krahas kësaj ka një pjesë kryesisht të rinj të cilët ndoshta të ndikuar edhe nga çfarë shohin në botë besojnë se gjërat mund të ndryshohen. Kanë energjinë dhe idenë se si gjërat duhen bërë. Kështu që bashkëjetojnë të dyja paralelisht. Sfida më e madhe është që t’i sjellim njerëzit në votime, t’i themi të dalin”, deklaroi z. Shabani.
“Një pjesë e mirë besojnë se ndërkombëtarët vendosin kush do të qeverisë. Kjo bindje bën që njeriu nuk e ndjen pushtetin e votës. Është pushtet i jashtëzakonshëm të zgjedhësh kush do të qeverisë. Në zgjedhjet e kaluara të gjitha partitë e vjetra të mbledhura bashkë nxorën 1.6 milionë votues nga 2.8 milionë votues që janë, pra 46% e votuesve, pjesa tjetër më me madhe ka heq dorë nga politika. Pikërisht kjo është target grupi ynë që të vijnë të ndryshojnë realitetin politik”, shtoi kreu i Nisma Thurje.
LEXONI GJITHASHTU:
- Arben Skënderi: Partitë e mëdha kanë polarizuar maksimalisht militantët e tyre
- Endrit Shabani: Partitë e mëdha prodhojnë gjithçka, përveç entuziazmit
- Arben Skënderi: Ndryshe nga zgjedhjet e tjera, qytetarët tashmë kanë alternativa
- Skënderi zbulon shqetësimin e PS dhe PD: Tmerrohen nga hyrja e alternativave në Parlament
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta