Endrit Shabani zgjidhet president i Organizatës së Avokatëve të Popullit të Mesdheut

14 Shkurt 2026 | 12:52

Avokati i Popullit i Shqipërisë, Endrit Shabani, është zgjedhur President i Organizatës së Avokatëve të Popullit të Mesdheut (AOM), e cila është një rrjet ndërkontinental i monitorimit të të drejtave të njeriut.

Vendimi u mor me unanimitet nga Bordi i organizatës.

E themeluar si një platformë strategjike për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, AOM bashkon mbi 30 institucione garantë të të drejtave të njeriut nga Evropa, Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme.

Ky rrjet përfshin vende si: Franca, Spanja dhe Greqia, Maroku, Egjipti, Izraeli dhe Jordania, duke krijuar një front të përbashkët për mbikëqyrjen e standardeve të qeverisjes dhe sundimit të ligjit në të gjithë pellgun e Mesdheut.

Marrja e presidencës nga Shqipëria vjen në një moment kritik për rajonin, ku sfidat e llogaridhënies administrative dhe mbrojtja e lirive civile mbeten prioritete globale.

Shabani tha se “si President i AOM do të koordinoj përpjekjet e rrjetit për të forcuar pavarësinë e institucioneve të Avokatit të Popullit dhe për të siguruar respektimin e të drejtave të qytetarëve përballë pushtetit ekzekutiv në tre kontinente”.

 “Ky pozicionon zyrën e Avokatit të Popullit të Shqipërisë si një aktor kyç në diplomacinë institucionale, duke i dhënë Tiranës një rol drejtues në hartimin e agjendave rajonale për drejtësinë administrative dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, shtoi Shabani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026